Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur këtë herë në autostradën Tiranë-Durrës.
Siç dallohet nga pamjet, një veturë ka goditur një tjetër automjet nga mbrapa, duke bërë që makina para të përfundojë thuajse tërësisht mbi të.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe mos ruajtja e distancës nga mjeti para.
