Një aksident është regjistruar sot pranë kryqëzimit të Rrilës në Lezhës.
Në aksident janë përfshirë 3 automjete, dy ‘Range Rover’ dhe një ‘Benz’, dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Sipas burimeve ne vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar.
