Një aksident i rëndë është raportuar në Tiranë para pak minutash, në afërsi të “21 Dhjetorit”.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se një prej personave që udhëtonte në motor është plagosur rëndë. Mësohet se në aksident, janë përfshirë një motor dhe një makinë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, por shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë e drejtuesit të motorit.

