Një 70-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm. Ai ishte duke udhëtor me karrocë me kalë në momentin kur është përplasur nga një mjet.
NJOFTIMI
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
