Mesditën e kësaj të hëne, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të zonës të quajtur “Labinot Fushë”, ku një automjet ka përplasur një shtetas, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
I plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
