Një aksident ka ndodhur pak më parë pranë Pajovës, në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se gjatë aksidentit janë përplasur dy makina.
Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për tre të lënduar, ndërsa nuk ka ende të dhëna për gjëndjen e tyre shëndetesore pasi aksidenti sapo ka ndodhur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
