Aksident me pasojë vdekje në aksin Elbasan-Peqin. Një makinë tip BMW, e drejtuar nga një 43-vjeçar me iniciale E.S ka përplasur për vdekje një 64-vjeçare.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.
