Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të Ibës, ku një kamion ka përplasur keq një mjet tip “Benz”.
Në pamje të parë duket se ka qënë Benzi ai që i ka prerë rrugën kamionit , por pritet që detajet e sakta të ngjarjes të jepen nga policia.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia.
Bëhet e ditur se shoferi i makinës tip “Benz” është dërguar me urgjencë në spital.
