Dy turistë italianë kanë humbur jetën tragjikisht. Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Sarandë në zonën e Manastrit, ku një motor është përplasur keq me një automjet.
Ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur. Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
