Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Koplikut, ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, teksa mësohet se viktima është 26-vjeçari Nikol Sokoli.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit, ndërkohë i plagosuri është dërguar drejt spitalit të Shkodrës, flasin informacionet paraprake.
Shkoder/ Informacion Paraprak
Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz” si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe.
Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.