Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet.
Paraprakisht thuhet se si pasojë e përplasjes që ka ndodhur te rruga e Elbasanit, një automjet është përmbysur.
“Aksident në aksin rrugor Sauk – Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Sofra e Ariut. Në aksident janë përfshirë dy automjete sipas informacioni paraprak janë dy të plagosur të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës”, shkruan Policia.
