Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Qukës, ku dy mjetet janë përplasur ‘kokë më kokë’.
Sipasojë e përplasjes mësohet se janë plagosur tre persona të cilët janë dërguar për në spitalin e Librazhdit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se shkak i këtij aksidenti është një parakalim i gabuar i njërit nga drejtuesit të mjeteve.
