Një 54-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë ku janë përplasur tre makina.
Viktima ëshë shoferi i njërit prej mjeteve, ndërsa tre shtetas të tjerë janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Durrësit dhe sipas informacioneve të para janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.
NJOFTIMI I PLOTE
Kavajë/Informacion paraprak
Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

