Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec.
Tre automjete janë përplasur në hyrje të qytetit te zona e tuneleve panoramikë. Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 2 mjete të tjera.
Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
