Katër automjete janë përfshirë në një aksident pranë mbikalimit të Saukut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.00 ndërsa informacionet jozyrtare flasin për disa të plagosur.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të japë një njoftim zyrtar.
