Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme te kryqëzimi i Laprakës, ku 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që mësohet se 3 nga drejtuesit e mjeteve ishin gra, ndërsa në makina kishte edhe fëmijë të vegjël.
Qarkullimi është vështirësuar për makinat e tjera, megjithëse rruga nuk është bllokuar plotësisht.