Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Zhame të Lushnjës.
Burimet bëjnë me dije se Shërbet Meta, 61 vjeç, ka rënë në kanal me zetorin e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Zhamë Sektor, Lushnjë, shtetasi Sh. M., 61 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor, traktor, ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, njofton policia.
