Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Maminas. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon në drejtim të gjirit të Lalzit.
Një makinë ka përplasur fort një motor, duke i marrë jetën një personi rreth 60 vjeç. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë.
