Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Sarandës. Një automjet ka përplasur një motoçikletë në zonën e Qafë-Gjashtës.
Si pasojë e goditjes së fortë, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, Marsel Kasi.
Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa policia po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
