Dy automjete janë përplasur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Për pasojë janë plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spital. Mësohet se në këtë aks janë përplasur dy automjete tip “Benz”.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë për në repartin e kirurgjikut të spitalit rajonal të Elbasanit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun që është bllokuar përkohësisht dhe po hetohen rrethanat që kanë sjellë aksidentin me pasojë plagosjen e katër personave.
