Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Murrashi” ku një furgon është përplasur me 2 kamionë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:00.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi D. L., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, një mjet furgon me drejtues shtetasin D. L. është përfshirë në aksident me 2 mjete (kamionë), me drejtues shtetasit E. Sh. dhe S. Sh”.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
