Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.
Siç shihet edhe në foton e siguruar nga vendi i ngjarjes, një mjeti ka mbetur i bllokuar mes dy kamionëve. Shkaku i aksidentit ka qenë manovrimi i gabuar i drejtuesit të makinës.
Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi i policisë ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti.