Një aksident rrugor me pasoje plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot. “BalkanWeb” mëson se tri automjete janë përplasur mes tyre.
Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia me të cilën po lëviznin automjetet. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, por ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e shkaqeve.