20-vjeçari me iniciale S.B, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar këmbësorin 76-vjeçar me iniciale V.A. I moshuari është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:55 në lagjen Nr.13 në Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
