Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Elbasan dhe bëhet fjalë për katër të plagosur.
Siç raporton “Panorama”, të katër personat ishin nga zonat e Librazhdit, dhe ishin nisur për në Elbasan për të bërë dializën. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit
