Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë- Tiranë, pranë një marketi.
E moshuara ka tentuar të kalonte nga njëri krah në tjetrin dhe është përplasur nga një automjet.
Viktima Mane Hoxha tregtonte produkte me një karrocë dore. Drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
