Një aksident ka ndodhur paraditen e të shtunës në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në hyrje të ish-bllokut.
Një mjet Golf dhe një Mercedes Benz S janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë Golfi më pas është përplasur me murin e ambasadës. Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz. Policia mbërriti në vendngjarje.



