Dy persona janë plagosur nga një aksident në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin Laç- Lezhë, ku një fugon mallrash është përplasur me një automjet.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Lezhës pranë kryqëzimit të ishullit Shëngjin. Nga informacionet e para dyshohet se drejtuesi i furgonit të mallrave ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me mjetin tip “Renault”.
Të plagosurit janë dy drejtuesit e mjeteve, ndërkohë që mësohet se automjeti drejtohej nga një vajzë, e cila është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Policia pritet të hedhë dritë mbi aksidentin.