Mëngjesin e sotëm një aksident automobilistik u shënua në qendër të fshatit Fier-Shegan në Lushnje. Një makinë tip Audi me targa italiane u përplas me një kamionçinë transporti, dhe për pasojë dy drejtuesit kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Aksidenti u shënua rreth orës 05:30 minuta dhe policia do të punojë për të zbardhur shkaqet.
Add A Comment