Një person është plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë e më pas me murin e një shtëpie.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Pogradec-Drilon. Mësohet se makina ecte me shpejtësi të lartë në rrugën e re. Personi i plagosur ishte pasagjer në mjet dhe është dërguar në spital.
Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.