Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbrit, ku për pasojë, mësohet se një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga në Bastar Murrizë.
Mbetet e paqartë deri më tani nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat.