Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Kombit, me pasojë plagosjen e dy personave.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në dalje të Milotit, janë përplasur dy automjete, ndërsa të lënduar kanë mbetur dy shoferët.Të aksidentuarit janë transportuar për në spital, ndërsa policia po heton për shkaqet e ngjarjes.
