Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç. Një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me barrierën mbrojtëse. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Milotit.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.
