Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme (14 janar) në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.
Nga të dhënat paraprake raportohet se janë 4 viktima dhe disa të plagosur, të gjithë anëtarë të një familje të Kosovës.
Aksidenti ka ndodhur pranë një karburanti ku janë përplasur një makinë tip ‘Citroen’ dhe një kamion.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë të vijuar hetimet.
