Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Murriqan.
Aktualisht nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.
Shkodër / Informacion Paraprak
Më datë 18.12.2019, rreth orës 15.05, në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, në fshatin Dodaj, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L.D, 45 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi L. D. ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
