Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku autobusi urban ka përplasur një këmbësor. Raportimet e para bëjnë të ditur se ai është në gjendje të rëndë.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje ndërkohë që i aksidentuari u transportua për në spital.
Fotot janë postuar nga Top Channel.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 10:28 në rrugën e “Durrësit” autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori shtetasi H. ZH ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i autobusit shtetasi LL. N është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.