Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aksidenti i preu jetën në mes, kjo është e reja që vdiq në Durrës: Benzi e përplasi makinën e saj nga mbrapa

10:01 / July 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elona Hoxha e ftuar te Rudina nje muaj me pare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elona Hoxha, është 34 vjeçarja e cila u nda nga jeta në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e shtunë në Hamallaj. Një vajzë e talentuar e plot dëshira, humbi jetën atëherë kur ëndrrat e saj për të ardhmen ishin të mëdha.

Elona me profesion ishte ekonomiste por pasioni i saj për pikturën e nxiti atë drejt botës së artit. Ajo punonte dhurata të personalizuara duke shprehur mendimet e saj në tablo. Ajo krijonte veç të tjerash dhe shenjues për libra, të punuar me dorë.


Në lidhje me ndarjen e saj tragjike nga jeta ditën e djeshme reagoi edhe moderatorja Rudina Magjistari, e cila tregoi se rreth një muaj më parë Elona ishte në studion e saj ku rrëfeu dëshirat, pasionin e saj dhe gjithë procesin për krijimin e shenjuesve të librave të pikturuar me dorë.

“I tmerrshëm dhe i pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Elonës. Vetëm një muaj përpara e kisha të ftuar në program për krijimet e saj të mrekullueshme. E trishtë shumë. Një vajzë e re, e talentuar, e zgjuar, e akoma më e bukur se brendshmi seç e shihni në foto. Një engjëll, shpirti yt u prehtë në paqe”, shkruan Rudina.

Elona Hoxha humbi jetën mëngjesin e të shtunës në Hamallaj, ku mjeti me të cilin ajo po udhëtonte si pasagjere u godit nga një Benz, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të 34 vjeçares.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Viti i ri shkollor/ Ministrja Kumbaro uron nxënësit: Më shumë kushte bashkëkohore, siguri, dije dhe zbavitje

08:58 / September 14, 2026

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin/nxenes,mesues, 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

08:56 / September 14, 2026

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.