Një 22-vjeçare ka mbetur e plagosur nga përplasja e dy mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Sipas policisë një mjet tip Benz është përplasur me një “Ford” dhe ky i fundit është përmbysur në rrugë. E plagosur ka mbetur një 22-vjeçare pasagjere në mjetin “Ford”.
NJOFTIMI
Në aksin rrugore Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.T., 53 vjeç, banues në Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A.M., 22 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasia A.K., banuese në Elbasan, e cila ishte pasagjere në mjeti tip “Ford”, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

