Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku më parë u raportua për aksidentin e ndodhur pranë Kinema “Agimi”.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Një urban u përplas me një automjet, dhe si pasojë e aksidentit të dy përfunduan në Lanë.
Sakaq dy persona pasagjerë të automjetit pësuan lëndime dhe u transportuan në spitalin e Traumës, ku sipas mediave ndodhen jashtë rrezikut për jetën.