Policia e Elbasanit bën të ditur se është arrestuar drejtuesi i furgonit që shkaktoi aksidentit një ditë më parë në Gramsh, ku një person humbi jetën.
Ai ka qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
NJOFTIMI I PLOTE
• A. B., 24 vjeç, banues në fshatin Poroçan, Gramsh. Pasditen e djeshme, në aksin rrugor Gramsh-Poroçan, shtetasi A. B., duke drejtuar mjetin tip furgon nën ndikimin e alkoolit, humbi kontrollin dhe mjeti doli nga rruga. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. Ll. dhe u plagosën shtetasit Sh. P., N. K., B. Q., E. Q., R. B., dhe B. Ç., pasagjerë në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të hetimit u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi B. Q. (pasagjer), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
