Policia e Tiranës bën të ditur se është arrestuar një 18-vjeçar lidhur me aksidentit tek TEG mbrëmjen e të dielës, ku humbi jetën jë 17-vjeçar.
Sipas policisë është arrestuar drejtuesi 18-vjeçar i mjetit për veprën penale shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Lexo edhe- Ndërron jetë njëri nga të plagosurit tek aksidenti në TEG
“F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë,11.11.2019 në aksin rrugor Tiranë – Elbasan duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. V.,17 vjeç, si dhe janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe disa shtetas të tjerë të cilët morën menjëherë mjekim në spital”, thotë policia.
