Ka humbur jetën një prej personave që mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë. aksident-ne-lezhe-733×450
Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 pranë Fushë-Miloti, ndërsa njëri prej të plagosurve mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta brenda automjetit.
Ai u nxorr nga makina, që ishte shkaktërruar nga përplasja, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë tek Trauma në gjendje të rëndë, por njëri prej tyre nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Si pasojë e aksidentit u bllokua për rreth 1 orë superstrada Lezhë-Laç. Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes.
