Policia e Fierit bën të ditur se ka ndërruar jetë dhe një prej të plagosurve të aksidentit të djeshëm.
“Në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm, ku ndërroi jetë shtetasi J.Sh , 21 vjeç, ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, shtetasi A.Sh, 22 vjeç. Ndërsa shtetasi A.D, 16 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal.
