Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aksidenti në Madeira, shkon në 29 numri i viktimave. Ja nga ishin turistët

09:04 / April 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autobusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas raportimeve më të fundit, të paktën 29 persona kanë humbur jetën, pasi një autobus me turistë gjermanë u përmbys në ishullin portugez të Maderisë. Ndërkohë 27 të tjerë raportohen të plagosur.

Aksidenti ndohi pranë qytetit të Caniço, rreth orës 18.30 kur shoferi humbi kontrollin e autobusit dhe doli nga rruga, thotë agjencia portugeze e lajmeve, Lusa.

Lexo edhe: Përmbyset autobusi me turistë

Mjeti ra mbi çatinë e një shtëpie. “Nuk kam fjalë të përshkruaj atë që ka ndodhur. Nuk përballem dot me dhimbjen e këtyre njerëzve”, ka thënë kryebashkiaku Filipe Sousa.

106495252 053473525

Ai shtoi se të gjithë turistët në autobus ishin gjermanë, por mes viktimave e të plagosurve mund të ketë dhe njerëz të zonës. 11 vitkima ishin burra dhe 17 gra, shtoi Sousa. Viktima e 29-të ishte një grua që ndërroi jetë për shkak të plagëve të mara në spital.

Zv.presidenti i rajonit të Madeirës, Pedro Calado thotë se autobusi ishte i sigurtë dhe se “është herët për të folur për shkaqet e aksidentit”.

Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa po shkon vetë në vendngjarje, thonë agjencitë.

106495258 053473618

Kryeministri Antonio Costa i ka dërguar një mesazh ngushëllimi kancelares gjermane, Angela Merkel, bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert ka shkruar në Twitter për ngjarjen e rëndë. “Trishtim i thellë për ata që humbën jetën në aksidentin e autobusit, mendimet tona shkojnë për të plagosurit”

Madeira ka qenë skenë dhe e një tjetër aksidenti fatal me autobus, në 2005, ku pesë turistë italianë humbën jetën në Sao Vincente.

Madeira viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën

17:54 / November 8, 2026

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Analiza/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

17:00 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.