Italianët Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano humbën jetën pas një aksidenti në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.
Mediat italiane shkruajnë se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit. Por ka rezultuar fatale, teksa janë përplasur nga Benz-i që drejtohej nga 17-vjeçari Elio Rraku, i cili ndodhej në mjet bashkë me një bashkëmoshatar.
Lidhur me këtë aksident tragjik reagoi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku njoftoi pezullimin nga detyra të Shefit të Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar Adriatik Shehu.