Aksidenti i rëndë që ndodhi mbremjen e djeshme në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, i mori jetën dy vajzave 17-vjeçare duke tronditur gjithë opinionin.
Kjo pasi shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë i cili ishte shofer i automjetit, i jepte makinës pa patur fare patentë.
Ky i fundit është vënë në pranga.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi një natë më parë, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën shtetaset me inicial D.T, 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekesor, jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”.
Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymemarrje ishte 0.17 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
