Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Aksidenti tragjik në Bullgari/ I mbijetuari rrëfen tmerrin: Dëgjoheshin britma, shoferin e zuri gjumi, autobusi u mbush me tym…

10:20 / November 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 619dfd84ee148
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aksident tronditës iu mori jetën 46 personave, ku shumica prej tyre ishin të rinj dhe fëmijë. Shumica e viktimave janë 25 deri në 30 vjeç. Ndërkohë shtatë persona të mbijetuar janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Shkaku i përplasjes nuk është konfirmuar ende megjithatë dyshimet janë se autobusi goditi një trafik-ndarëse në autostradë dhe më pas mori flakë. Flakët nisën në pjesën e përparme të autobusit, duke u lënë kohë atyre që ishin ulur në sediljet e fundit të gjenin kohë për të shpëtuar. Në mesin e të mbijetuarve janë pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut, një shtetas serb dhe një belg. Ata kanë pësuar djegie dhe lëndime në trup, por gjendja e tyre paraqitet stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Mediat greke kanë shkruar mbi këtë ngjarje duke cituar një prej të mbijetuarve Lulzim Sulejmani, i cili ka folur në spital për momentin e aksidentit. I riu ka arritur të thyejë xhamin dhe të dalë jashtë bashkë me të fejuarën e tij dhe 5 persona të tjerë. Ai ka deklaruar se shoferi në momentin e aksidentit ka gjasa ta ketë zënë gjumi.

“Shoferin e zuri gjumi. Autobusi u përplas me bordurën dhe më pas plasën gomat. Më pas ai u përfshi nga flakët. I gjithë autobusi ishte mbushur me tym. Theva xhamin dhe u hodha matanë bashkë me të fejuarën dhe disa persona të tjerë. Në autobus dëgjoheshin shumë britma. Pastaj nuk e di çfarë ndodhi pasi fillova të ec dhe u largova të paktën 200 metra nga autobusi. Unë isha katër ditë me të fejuarën time me pushime. Fëmija më i vogël mes nesh ishte 4 vjeç. Shkak i vetëm i aksidentit është përgjumja e shoferit. Po binte shi. E fejuara ime i është nënshtruar një operacioni pasi ka fraktura”, tha Lulzim Sulejmani, shqiptari nga Presheva, i cili bashkë me të fejuarën po udhëtonte nga Kumanova drejt Maqedonisë së Veriut.

Dy ditë më parë Sulejmani kishte postuar foto në rrjetet sociale bashkë me partneren e tij gjatë pushimeve në Stamboll. Zyrtarët bullgarë kanë deklaruar se do të jetë shumë e vështirë për të identifikuar shumicën e viktimave për shkak të djegies.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cilat vende kanë shoferët më agresivë? Italia kryeson listën

18:42 / August 10, 2026

Policia e Kosovës gradualisht do të marrë përsipër sigurinë e Manastirit të Deçanit

18:21 / August 10, 2026

E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë

17:04 / August 10, 2026

Ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë Himarë

16:25 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.