Një aksident tjetër është regjistruar mesditën e kësaj të enjtje në qytetin e Fierit.
Raportohet se për shkak të përplasjes, njëri prej automjeteve devijoi rrugën dhe për pasojë, u përplas me shtyllën e ndriçimit para drejtorisë së patentave në Fier.
Ndërkaq, në një prej automjeteve ndodheshin edhe fëmijë, megjithatë raportohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Ky aksident ka shkaktuar gjithashtu shumë trafik makinash në këtë aks rruge, por policia ndodhet vendngjarje për të rregulluar qarkullimin e mjeteve dhe gjithashtu për të ndonjë incident tjetër pasi ky aks rruge ka mjaft fluks lëvizjesh.
