Etjon Lazri, i riu që aksidentoi për vdekje dy persona në zonën e Porcelanit, është liruar nga burgu.
Vendimi është marrë në fund të muajit prill 2020 nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila urdhëroi që Lazri, të lirohet nga burgu ku mbahej i izoluar për aksidentimin me vdekje të 2 personave Erion Balla 36-vjeç dhe një grua 72-vjeç Hidajete Salliu.
Për Lazrin është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
