Në prangat e Policisë ka rënë një 35-vjeçar, pasi dy ditë më parë aksidentoi një 38-vjeçar i cili për pasojë ndërroi jetë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ndodhi më 31 maj në aksin rrugor Fushë Mamurras-Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”, ku shtetasi A.C 38 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Ai është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë.
“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit S. R., 35 vjeç, banues në Kurbin. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi S. R., në momentin e aksidentit”, tha policia.
